Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se për vendin e tij nuk ekziston asnjë datë tjetër e shtetësisë së Bosnje e Hercegovinës, përpos datës zyrtare.
Komentet e tij erdhën pasi u fol se ai ka marrë pjesë në festën e Republikës Serbe, entiteti serb i Bosnjë dhe Hercegovinës, më 9 janar duke shënuar kështu “ditën kombëtare”, një festë kjo e shpallur antikushtetuese.
“Kurrë nuk e kam festuar e as që do ta festoja 9 janarin. Për mua dhe Malin e Zi ekziston vetëm Dita e Shtetësisë së BeH-së”, deklaroi Abazoviqi në një intervistë me gazetarin boshnjak, Senad Haxhifejzoviq.
Madje, ish-kryeministri i Malit të Zi u shpreh se po të ishte në Srebrenicë më 1995, ai do të vritej.
“Po të isha në Srebrenicë më 1995, sigurisht se do të vritesha”, potencoi ai.