Një gazetar investigativ ukrainas, i cili ka kritikuar shpesh zyrtarë të lartë të qeverisë, tha të hënën se shtëpia e tij u vizitua nga njerëz të panjohur që u përpoqën t’i thyenin derën e tij dhe të kërkonin që ai të bashkohej me ushtrinë.
Gazetari, Yuriy Nikolov, tha se ai nuk e dinte se kush ishte përgjegjës dhe se vetëm nëna e tij kishte qenë në shtëpi gjatë incidentit në Kiev të dielën, pasi ai kishte qenë në shtëpinë e një shoku duke parë finalen e turneut Masters në golfit.
“Prandaj, këta frikacakë vetëm sa e frikësuan nënën time të moshuar, e cila jeton me mua pas (trajtimit të kancerit)”, ka shkruar ai në Telegram.
Policia tha se po zbardhë detajet e ngjarjes. Duke folur në televizionin kombëtar, Nikolov nënvizoi një postim të një blogeri të njohur anonim pro-qeveritar, i cili sugjeroi se incidenti ishte i lidhur me komentet përçmuese që ai bëri për presidentin e Ukrainës.
Një zëdhënës tha se zyra presidenciale nuk do të komentonte mbi incidentin derisa policia të kishte nxjerrë përfundime nga provat, shkruan Reuters.