“Autorët e vrasjes së mafiozit grek, Vangjelis Zabunis dyshohet se mund të jenë ballkanas”. Kështu ka deklaruar Drejtori i Policisë së Atikës Giorgos Kalliakmanis”.
Në një intervistë për Skai ai u shpreh se “autorët mund të jenë vrasës ballkanikë”.
“Ka pasur një makinë të vjedhur nga Milano, e gjithë kjo tregon për një organizatë. Megjithatë, dyshoj në profesionalizmin e tyre, dikush i njoftoi se aty ndodhet 44-vjeçari dhe më pas autorët shkuan në vendngjarje”, tha ai.
“Shumë e donin atë të vdekur, ata kishin tentuar ta ekzekutonin në të kaluarën”, tha kreu i policisë.
Kalliakmanis iu referua skenarit të mundshëm të arratisjes së 44-vjeçarit nga sulmi: “Nëse 44-vjeçari do të arrinte të arratisej, brenda 2024-ës do të kishim shumë kontrata vdekjeje”.
Për profesionalizmin e autorëve, ai tha: “Besoj se nuk ka pasur profesionalizëm pasi ka shumë kamera në këtë pikë, duket se autorët nuk kanë bërë skenarë se si do t’i afroheshin objektivit”.