Gjykata polake urdhëroi që ish-ministri Mariusz Kaminski, i cili aktualisht është në grevë urie, të ushqehet me forcë në burg, njoftoi presidenti polak Andrzej Duda.
“Kam marrë informacion nga gruaja e Kaminskit se ishte lëshuar një urdhër gjykate për ushqim të detyruar, sepse gjendja e tij filloi të kërcënonte jetën dhe shëndetin e tij”, u tha Duda gazetarëve në Davos.
Ish-ministri i brendshëm i Polonisë Mariusz Kaminski dhe zëvendësi i tij Maciej Wasik u arrestuan në pallatin presidencial në Varshavë javën e kaluar dhe u dërguan në burg pasi u dënuan për shpërdorim detyre.
Pas privimit të lirisë, ata nisën një grevë urie. Reuters raporton se qeveria e re pro-evropiane në Varshavë po përpiqet të zhbëjë reformat e zbatuara nga administrata e mëparshme e partisë Ligji dhe Drejtësia (PiS), për të cilën kritikët thonë se rriti ndikimin politik mbi gjykatat.
Tërheqja e këtyre reformave është thelbësore për zhbllokimin e miliarda eurove në fondet e Bashkimit Evropian.