​Italia shprehet e gatshme të dërgojë trupa paqeruajtëse në Gaza

Evropë

​Italia shprehet e gatshme të dërgojë trupa paqeruajtëse në Gaza

Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:19
Gaza

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani tha të premten se Italia do të ishte e gatshme të merrte pjesë në një mision paqeruajtës të OKB-së në Gaza nëse bashkësia ndërkombëtare do binte dakord për një të tillë.

“Më shumë se 1000 ushtarakë italianë që ndodhen në Liban janë atje për një mision të OKB-së”, tha Tajani për Radio24.

"Nëse nevojitet një mision paqeruajtës në Gaza, në një fazë kalimtare, ne jemi të gatshëm të dërgojmë personelin tonë ushtarak me OKB-në si paqeruajtës", vazhdoi ai.

Ai ka shtuar se "nuk ka asnjë kërkesë amerikane për të zgjeruar misionin libanez në këtë drejtim" për momentin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat