Policia holandeze sekuestroi më shumë se dy ton ketaminë, me një vlerë shitjeje prej rreth 55 milionë euro, në një fshat pranë Maiderberg.
Sipas policisë, kjo është sasia më e madhe e ketaminës që është sekuestruar ndonjëherë në Holandë.
Policia ka arrestuar tashmë një të dyshuar që ndodhet në paraburgim.
Sipas raportimeve, më 4 janar, policia ka bastisur një shtëpi në fshatin Majderberg pas një telefonate anonime për lëndë narkotike.