"Ne po punojmë intensivisht me qeverinë hungareze për të pasur një miratim nga të gjitha vendet për ndarjen e 50 miliardë eurove për Ukrainën.
Ky është prioriteti ynë kryesor.
Por padyshim që ne përgatisim zgjidhje alternative nëse kjo është e pamundur."
Kështu tha në një konferencë shtypi në Stokholm kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Nga ana tjetër Bashkimi Evropian po shqyrton nisjen e një “pakete të trembëdhjetë” sanksionesh kundër Rusisë.