Turqi, spiranca e një cisterne këputet për shkak të motit të keq, pezullohet trafiku i anijeve në ngushticën e Bosforit

Evropë

Turqi, spiranca e një cisterne këputet për shkak të motit të keq, pezullohet trafiku i anijeve në ngushticën e Bosforit

Më: 21 janar 2024 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Trafiku i anijeve në ngushticën e Bosforit të Turqisë u pezullua mëngjesin e sotëm pas një incidenti me spirancën e një anijeje, njoftoi agjencia e anijeve Tribeca.

Sipas agjencisë, spiranca e cisternës Peria me flamur liberian u shkëput për shkak të motit të keq.

Kjo shkëputje u bë zonën e urës së tretë gjatë kalimit të saj nëpër ngushticë dhe dy rimorkiatorë janë dërguar për ta ndihmuar.

Detaje tjera prite të dalin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat