Shpërthimi dhe zjarri i madh që u shpërnda mbi një terminal rus LNG në Detin Baltik që i përket Novatek, prodhuesit më të madh rus të gazit natyror, ka bërë që të pezullohet puna.
Autoritetet ruse akuzojnë ukrainasit për sulmin me dronët kamikaz që ishin të mbushur me lëndë shpërthyese.
Kompleksi Ust-Luga ndodhet në Gjirin e Finlandës rreth 170 kilometra në perëndim të Shën Petersburgut dhe përpunon kondensimin e gazit në naftë të lehtë dhe të rëndë, prodhon karburant për aeroplan, kurse përdoret për transportimin e produkteve të përpunuara në vendet e tjera të botës.
Agjencia e lajmeve Interfax-Ukraina, duke u thirrur në burimet e saj, ka bërë të ditur se zjarri është rezultat i një operacioni special i kryer nga njësitet speciale të inteligjencës ukrainase.
“Terminal Ust-Luga në rajonin e Leningradit është një objekt shumë i rëndësishëm për armikun.
Atje përpunohet nafta, ku ndër tjerash nga aty dërgohen ushtarët në vijën e frontit në Ukrainë”, tha ky burim për agjencinë Interfax-Ukraina.
“Suksesi i një sulmi të tillë në terminal jo vetëm që shkakton dhe rrezikon ekonominë e armikut, por ua pamundëson pushtuesve të fitojnë të holla me të cilat financojnë luftën në Ukrainë dhe ua komplikon punën me derivate për ushtrinë ruse”, u tha ndër tjera.
Reuters nuk ka mundur në mënyrë të pavarur të konfirmojë, se zjarri është shkaktuar si pasojë e sulmeve me dronët ukrainas.
Novatek ka njoftuar se ka ndërprerë punën pas shpërthimit të zjarri që sipas tyre u shkaktua “nga faktorë tjerë”, duke hezituar të pranojnë publikisht se janë sulmuar nga ukrainasit.