Stoltenberg tregon arsyen se pse NATO po përgatitet për një konflikt me Rusinë

Evropë

Stoltenberg tregon arsyen se pse NATO po përgatitet për një konflikt me Rusinë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:17
Jens Stoltenberg

NATO nuk sheh ndonjë kërcënim të afërt ushtarak nga Rusia ndaj asnjë anëtari të aleancës, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Jens Stoltenberg tha se do të vazhdojë parandalimin me stërvitjen më të madhe në dekada që do të nisë këtë javë, raporton skynews.

Ne e bëjmë të gjithë këtë për të siguruar që kemi forcat në vend për të hequr çdo dilemë tek Moska rreth gatishmërisë sonë për të mbrojtur çdo centimetër territor të NATO-s dhe për sa kohë që ne e bëjmë këtë, nuk do të ketë asnjë sulm kundër territorit të NATO-s”, tha norvegjezi.

Kjo vjen pasi zyrtari i lartë ushtarak i NATO-s, Admirali Rob Bauer paralajmëroi javën e kaluar për një konflikt të mundshëm me Rusinë.

Duhet të kuptojmë se ne nuk jemi në paqe”, tha ai dhe shtoi se “dhe kjo është arsyeja pse ne [forcat e NATO-s] po përgatitemi për një konflikt me Rusinë”.

Ndryshe, NATO-ja do ta fillojë stërvitjen më të madhe ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Steadfast Defender 24, që përfshin 90 mijë trupa nga të 31 anëtaret e aleancës ushtarake, si dhe nga Suedia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat