Polici në pension M.D. (52) vrau gruan V.D. (50) dhe djalin Gj.D. (13), dhe më pas kreu vetëvrasje, njofton Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Tragjedia ka ndodhur në rrugën Trebinjska, në lagjen Toloshi të Podgoricës, një orë pas mesnate.
Administrata e Policisë së ZKK-së tha se M.D. vrau me armë zjarri gruan dhe djalin, raporton rtcg.
“Hetimet në vendngjarje janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe zyrtarëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë”, njofton policia.
M.D. ishte punonjës në pension i Drejtorisë së Policisë, ndërsa V.D. ishte edukatore.
Sipas të dhënave të disponueshme, arma e përdorur ishte në pronësi private.
Shtohet se në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë të tjera, për të cilat efektivët e policisë do të përcaktojnë nëse ato janë në posedim të ligjshëm.