Rektorët e universiteteve greke kanë zhvilluar të hënën një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar alternativat për mbajtjen e provimeve të semestrit, pasi shumë fakultete greke janë pushtuar nga studentët që protestojnë kundër arsimit të lartë privat.
Rektorët e universiteteve ranë dakord për mbajtjen e provimeve në distancë në internet për semetrin e fundit, thanë burimet e ministrisë.
Në të njëjtën mënyrë do të zhvillohet edhe mësimi në shkollat ku ka protesta dhe ku ende është në pritje përfundimi i kurseve.