Përshkallëzohen protestat në Itali, fermerët marshim drejt Romës

Evropë

Përshkallëzohen protestat në Itali, fermerët marshim drejt Romës

Më: 31 janar 2024 Në ora: 15:06
Protesta

Protestat e fermerëve në Itali janë përshkallëzuar, duke bllokuar rrugët dhe autostradat e vendit si edhe duke marshuar me traktorë drejt Romës. Në Gjermani, Francë, Greqi, kudo në Europë ka kaos, pasi protestat po rriten çdo ditë.

Mijëra fermerë kanë dalë në rrugët e shumicës së qyteteve italiane, duke kërkuar masa për produktet vendase, duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës, por edhe të ashtuquajturën Marrëveshje të Gjelbër Europiane, pra politikat bujqësore të BE-së.

Ministri i Bujqësisë Francesco Lollobrigida bëri thirrje që të mos ndalohen aktet e dhunës apo incidente ekstreme, si djegia e flamujve të organizatës së biznesit bujqësor Coldiretti që ndodhi këtë javë në Viterbo.

Gjithashtu një 56 vjeçar ka ndërruar pasi mbeti i bllokuar në trafikun e shkaktuar nga protestat në Kalabri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat