“Rusia do kthehet në Ballkan!”, analisti serb: Rrezikohet siguria gjeo-strategjike…

Evropë

“Rusia do kthehet në Ballkan!”, analisti serb: Rrezikohet siguria gjeo-strategjike…

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 21:10
Analisti serb Dushan Janjic

Analisti serb Dushan Janjic, ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është i rrezikuar në këtë periudhë.

Ai tha se nëse vendet e Quintit do vendosin sanksione kundër Serbisë,  Rusia gjithashtu do të ngrejë pretendimet saj.

“Mbetet për t’u parë nëse grupi i Quintit do t’i bashkohet vendosjes së sanksioneve për Rusinë. Nga ana tjetër Rusia do të ngrejë pretendimet e saj duke e akuzuar Quintin për vendime të njëanshme dhe rregullsia do të kthehet në Ballkan.

Jam i sigurt për këtë dhe po ashtu jam i sigurt për këto lëvizje të Rusisë. Vuçiç nuk do të ndërmerrte lëvizje pa u konsultuar.

Aktualisht rrezikon momentin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, rrezikon vazhdimin e dialogut dhe të kemi probleme gjeostrategjike, të cilat mund të vijnë nga ndikimi i Rusisë kinës, por edhe Shteteve të bashkuara, mund të vijnë për të gjithë rajonin”,-tha analisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat