Hafize Gaye Erkan, ka dhënë dorëheqje nga pozita e guvernatores së Bankës Qendrore të Turqisë.
Deri në dorëheqje ajo ka mbikëqyrur fushatën e rritjes së madhe të normave të interesit, raporton Financial Times. Erkan ka fajësuar mediat lokale për fushatë kundër saj në javët e fundit.
Ajo ishte emëruar në pozitën e guvernatores në qershor të 2023-ës, duke u bërë gruaja e parë në atë pozitë.
Fatih Karahan, zëvendësguvernator aktual, do ta zëvendësojë atë, një ish ekonomist i Rezervës Federale, që do të jetë guvernatori i gjashtë në pesë vjetët e fundit.