Një helikopter Mi-8 i Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë është “zhdukur nga radari” teksa fluturonte mbi Karelia, raportojnë mediat ruse.
Sipas rusëve, helikopteri Mi-8 “u zhduk nga radari” teksa fluturonte mbi liqenin Onega në Karelia,.
Në bord ishin tre persona.
Sipas kanaleve ruse në Telegram, fluturakja po fluturonte nga Petrozavodsk për në Vytegra, në rajonin e Vologda.
Tashmë ata po tentojnë të kontaktojnë me të, ndërsa në zonën e zhdukjes janë duke u kryer operacionet e kërkimit.
Një grup shpëtimtarësh me makina bore është dërguar për të kërkuar helikopterin rus.