Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje me Turqinë për një grant 400 milionë euro.
Këto mjete do të merren nga Fondi i Solidaritetit i Bashkimit Evropian për të financuar rimëkëmbjen pas tërmetit që goditi Turqinë një vit më parë.
Nënshkrimi i marrëveshjes ka zënë vend në Bruksel, dhe është firmosur nga Komisionarja për Kohezion dhe Reforma, Elisa Ferreira dhe zëvendësministrit të Jashtëm të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay.
Ky është granti më i madh për një vend kandidat që prej vitit 2002. Grantio është pjesë e mbështetjes së paralajmëruar prej 1 miliard për Turqinë.