Një ndërtesë shumëkatëshe ka marrë flakë në qytetin e Anapas.
Raportohet se 440 persona, duke përfshirë 112 fëmijë, janë evakuuar nga një pallat i djegur në qytetin rus.
Sipas dëshmitarëve okularë, zona e zjarrit u zgjerua dhe kati nën çati i ndërtesës filloi të shembet.
Gjithashtu thuhet se sipërfaqja që është djegur përfshin një mijë metra katrorë.
Theksojmë se tashmë zjarri është lokalizuar në saje të angazhimit të 30 zjarrfikësve, njoftoi Ministria ruse e Situatave Emergjente.
Ndryshe, autoritetet ruse kanë nisur hetimet dhe së shpejti do të dalin me rezultatet e para rreth incidentit.