Fjalimi i gruas së të burgosurit rus, tashmë të ndjerë, Aleksei Navalny, është përshëndetur me duartrokitje në Konferencën e Sigurisë në Munich.
Por, në një video të publikuar në X vërehet se duartrokitjeve nuk iu bashkua presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili njihet për raporte të mira me presidentin rus,Vladimir Putin.
“Serbia e Vuçiq feston vdekjen e Navalny. Fjalimi i gruas së Navalny në Konferencën në Mynih u përshëndet nga një ovacion të gjatë nga audienca. Siç shihet në video, duartrokitjet nuk iu bashkua presidenti ilegjitim i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, thuhet në përshkrimin e një video të postuar nga një përdorues i platfmorës X.
Kujtojmë se vdekja e opozitarit rus, Aleksei Navalny, ngjalli reagime të shumta nga bota demokratike, e cila fajësoi regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për rastin në fjalë.