Çfarë thanë autoritetet ruse për shkakun e vdekjes së Navalnyt?

Evropë

Çfarë thanë autoritetet ruse për shkakun e vdekjes së Navalnyt?

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 17:33
Alexei Navalny

Vdekja e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny tronditi botën të premten me reagime të shumta nga vendet perëndimore duke fajësuar presidentin rus Vladimir Putin.

Deri më tani nuk është bërë zyrtar shkaku për vdekjen e Navalnyt krejt çka u raportua ishte se ai kishte kolapsuar gjatë një shëtitje në koloninë penale dhe nuk u zgjua më.

Siç raportohet, avokatit të Navalnyt si dhe nënës së këtij të fundit i thanë se kritiku i Putinit vdiq nga “sindroma e vdekjes së papritur”, duke mos specifikuar diçka tjetër.

Më herët, zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh tha se shkaku i vdekjes së liderit të opozitës ruse nuk ishte përcaktuar ende.

Një ekzaminim i dytë i trupit të Navalnyt është bërë dhe rezultatet, “gjoja” do të jenë të disponueshme javën e ardhshme.

Gjithashtu ende nuk dihet se ku po mbahet kufoma e Navalnyt.

Yarmush ka kërkuar që trupi i 47-vjeçarit t’i dorëzohet menjëherë familjes pasi që autoritetet ruse me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin kanë refuzuar t’i dorëzojnë trupin e pajetë nënës së politikanit, Lyudmila Navalnaya, e cila ishte në morgun e burgut për të identfikuar të birin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat