Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “TASS”, presidenti i Serbisë Vuçiç deklaroi se “Serbia synon të vazhdoj politikën e refuzimit dhe mos-vendosjes së sanksioneve Rusisë megjithë presionin e madh të perëndimit”, transmetojnë “Beta” dhe “Bota Sot”.
"Ne nuk rrahim gjoks apo diçka të ngjashme, por si po shihni përgjigja ime edhe më tutje do jetë mbrojtja e pozicionit për mos-vendosje sanksioneve sa të mundemi, këtë ia dolëm qe dy vjet dhe do vazhdojmë ta bëjmë , deri kur nuk di të shpresojmë” tha Vuçiç në bisedën me drejtorin e “TASS” Andrej Kondrashov.
Vuçiç tha se Serbia ka dënuar kuftën në Ukrainë por ka vendos mos të vendos sanksione Rusisë.
"Kur nisi lufta, kam thënë çka do ndodhë dhe bë udhëheqjen shtetërore vendosëm të dënojmë, por qëndirmi ynë mbetet mos vendosja e sanksioneve Rusisë, pas e dimë si është nën sanksione, ne kemi popull rus mik dhe nuk është e drejtë të vendosen sanksione” tha Vuçiç.
Tash bëhen dy vjet nga fillimi i luftës dhe Serbia është vendi i vetëm që nuk ka vendos sanksione Rusisë.
"Keni shumë miq evropian, që janë vendos sanksione, dikush mund thotë këtë e bëri pushteti qendror e ata janë kundër, dikush thotë vendosëm sanksione por po ndihmojmë në mënyra tjera. E vetmja që nuk vendosi sanksione është Serbia” tha Vuçiç duke shtuar se në secilin takim tema kryesore janë sanksionet.
TASS përkujton se nga fillimi i “operacioneve speciale në Ukrainë”, Vuçiç si në adresimin për opinionin e brendshëm edhe në OKB ka kërkuar mbështetjen e integritetit të Ukrainës dhe nuk do vendos sanksione Rusisë.