Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, iu drejtua homologut të tij rus duke akuzuar Moskën për vrasjen e Alexei Navalny, por Sergei Lavrov shmangu shikimin, duke u fokusuar në celular.
Cameron përfitoi nga një takim i ministrave të jashtëm të G20 në Rio de Zhaneiro, përgatitor për samitin e nëntorit, për të sulmuar kreun e diplomacisë ruse për vdekjen e Navalny, kritikut më të vendosur të Vladimir Putin, të premten e kaluar në koloninë famëkeqe penale “Policos Lykos” në veri të rrethit arktik.
“Rusia duhet të paguajë për agresionin e saj”, tha Cameron.
“Nuk ka çështje më serioze për botën. Dhe e gjithë bota duhet të mbështesë Ukrainën dhe të denoncojë paligjshmërinë e kryer nga Putini dhe bashkëpunëtorët e tij."
Duke folur më vonë për BBC, Cameron tha se homologët e tij francezë, gjermanë dhe kanadezë i ishin referuar gjithashtu Navalny në fjalimet e tyre dhe theksuan se ata e konsideronin Putinin dhe shtetin rus përgjegjës për vdekjen e tij.