Më shumë se 300 aktivistë të klimës nga lëvizja Extinction Rebellion janë arrestuar për bllokimin e autostradës A10 në Amsterdam, dhe 31 janë në paraburgim dhe nën hetim, raportoi sot NL Times.
Sipas raportimeve, gjithsej 326 aktivistë të klimës u arrestuan pasditen e së shtunës gjatë një bllokimi të autostradës A10 pranë spitalit VUMC dhe ish-selisë së bankës ING në Amsterdam, dhe pasi policia i largoi nga autostrada, 295 prej tyre janë liruar, ndërsa 31 janë mbajtur në paraburgim.
Aktivistët po kërkojnë që ING të ndalojë të gjitha financimet e industrisë së karburanteve fosile.
Aktivistët e klimës thonë se banka deri më tani ka investuar pothuajse 60 miliardë euro në financimin e industrisë së karburanteve fosile.