Kremlini i ka cilësuar si absurde akuzat e bëra nga nëna e Alexei Navalny se kanë ushtruar presion në lidhje me funeralin e tij. I pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh:
“Kremlini nuk ka asnjë lidhje me këtë. Natyrisht, Kremlini nuk mund të ushtrojë presion. Këto janë edhe një deklaratë absurde nga mbështetësit e (Navalny)”.
Trupi i pajetë i Navalnyt iu dorëzua nënës së tij të shtunën disa ditë pasi autoritetet ruse njoftuan se ai kishte ndërruar jetë në burg.
E veja e tij Yulia Navalnaya ka pohuar se ai u vra me urdhër të Putinit dhe u zotua të vazhdojë luftën. Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur “histerik” reagimin perëndimor për vdekjen.