“Po vij në Mal të Zi me një mesazh të qartë", ka thënë në rrjetin social X, Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Kështu ka njoftuar ai vizitën në shtetin e Malit të Zi që do ta realizojë sot.
“Mali i Zi është vendi kandidat më i avancuar në negociatat e pranimit,” tha Varhelyi.
Synimi, shton ai, është që Mali i Zi të kalojë në nivelin tjetër.
“Ne të gjithë jemi gati të mbyllim standardet e përkohshme. Jemi të përkushtuar të ecim përpara,” tha Varhelyi.