Shërbime funeralesh të shumta në Rusi po refuzojnë të organizojnë ceremoninë e lamtumirës së Alexei Navalny.
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, ka thënë zëdhënësja e kritikut të Kremlinit, Kira Yarmysh.
Ajo ka bërë të ditur se ekipi i Navalny ka thirrur “shumicën e agjencive funerale private dhe publike, vendeve komerciale dhe sallave të funeralit” që nga dje.
Disa vende thonë se hapësira e tyre është e zënë, ndërsa të tjerët refuzojnë të përmendin emrin e zotit Navalny, tha ajo në një postim për X.
“Në një vend na thanë se agjencitë funerale e kishin të ndaluar të punonin me ne…”.
Më 16 shkurt, Navalny u raportua se u rrëzua dhe vdiq pas n
jë shëtitje në burgun ku mbahej në veri të rrethit Arktik.