Njerëzit që po e kundërshtojnë pushtimin rus të shtetit ukrainas, po e pësojnë rëndë në Rusi.
Në Khakassia, një grua në një klub nate kritikoi një person që kishte shkuar të luftonte në Ukrainë, po e pësoi shumë keq prej tik.
Sherri ka ndodhur në dhomën e kontrollit të klubit, raportojnë mediat e huaja.
Me të parë okupatorin, gruaja ka filluar ta kritikojë me të madhe rusin.
Burri u përgjigj duke bërtitur se kishte ‘luftuar dhe derdhur gjak për njerëz si ajo’ dhe filloi ta rrihte gruan.
Pasi u largua prej dhomës, një burrë tjetër u kthye dhe vazhdoi ta rrihte gruan.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.