4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje në Gjermani

Evropë

4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje në Gjermani

Më: 1 mars 2024 Në ora: 11:15 Përditësuar në ora: 13:47 më 01.03.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Bild” sjell detaje për sulmin në Gjermani: Ushtari vrau ish-partneren, partnerin e ri të saj, nënën e tij dhe një fëmijë

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, ka publikuar detaje për vrasjen e katër personave nga një ushtar në Gjermani.

Sipas kësaj gazete, sulmuesi e ka vrarë ish-partneren e vet, partnerin e saj të ri, nënën e tij dhe një fëmijë.

Ushtari u vetëdorëzua në polici pas krimit dhe u arrestua.

Hetuesit zhvilluan kërkime në veturën e tij dhe gjetën një koktej molotovi, disa karikatorë armësh dhe municion.

Forcat e sigurisë e rrethuan shtëpinë ku kishin ndodhur së pari të shtënat, rreth orës 3 e 30 minuta më mëngjes. Më pas, policët u futën në ndërtesë. Në vendin e ngjarjes shkoi e dhe një ekip policor për mjete shpërthyese.

Sipas të dhënave të gazetës gjermane, autoritetet gjetën edhe gjësende të tjera të dyshimta në një ndërtesë ngjitur me shtëpinë ku ndodhi krimi.

4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje në Gjermani

Katër persona u vranë nga të shtënat me armë në një familje në veriperëndim të Gjermanisë, raportuan mediat të premten.

Personi i armatosur, i cili qëlloi tre të rritur dhe një fëmijë në qytetin verior të Rotenburgut, ishte një ushtar gjerman, tha një zëdhënës i policisë për transmetuesin publik NDR.

I dyshuari është në mbajtje pasi është dorëzuar tek autoritetet, ka konfirmuar zëdhënësi, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas të përditshmes Bild, viktimat ishin ish-gruaja e ushtarit dhe një fëmijë, partneri i ri i gruas dhe nëna e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat