“Bild” sjell detaje për sulmin në Gjermani: Ushtari vrau ish-partneren, partnerin e ri të saj, nënën e tij dhe një fëmijë

Evropë

“Bild” sjell detaje për sulmin në Gjermani: Ushtari vrau ish-partneren, partnerin e ri të saj, nënën e tij dhe një fëmijë

Më: 1 mars 2024 Në ora: 13:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, ka publikuar detaje për vrasjen e katër personave nga një ushtar në Gjermani.

Sipas kësaj gazete, sulmuesi e ka vrarë ish-partneren e vet, partnerin e saj të ri, nënën e tij dhe një fëmijë.

Ushtari u vetëdorëzua në polici pas krimit dhe u arrestua.

Hetuesit zhvilluan kërkime në veturën e tij dhe gjetën një koktej molotovi, disa karikatorë armësh dhe municion.

Forcat e sigurisë e rrethuan shtëpinë ku kishin ndodhur së pari të shtënat, rreth orës 3 e 30 minuta më mëngjes. Më pas, policët u futën në ndërtesë. Në vendin e ngjarjes shkoi e dhe një ekip policor për mjete shpërthyese.

Sipas të dhënave të gazetës gjermane, autoritetet gjetën edhe gjësende të tjera të dyshimta në një ndërtesë ngjitur me shtëpinë ku ndodhi krimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat