Italia rrëzon një dron të grupit Houthi në Detin e Kuq

Evropë

Italia rrëzon një dron të grupit Houthi në Detin e Kuq

Më: 3 mars 2024 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Italia ka rrëzuar një dron të grupit Houthi të Jemenit, njoftoi Ministria italiane e Mbrojtjes.

Shkatërruesi i marinës italiane Caio Duilio rrëzoi mjetin ajror pa pilot të Houthive në Detin e Kuq, njoftoi Ministria në një deklaratë të shtunën vonë.

Në deklaratë thuhet se droni ishte 6 kilometra larg nga anija.

Aktualisht në zonën për të garantuar lirinë e lundrimit dhe sigurinë e rrugëve tregtare, Nave Duilio ka zëvendësuar anijen Martinengo në aktivitetin kombëtar, i cili filloi në fund të dhjetorit, pas sulmeve nga milicia Houthi kundër trafikut që lundronte në ngushticën e Bab- el Mandeb.

Ministria nënvizoi se: "Sulmet terroriste nga Huthi janë një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe një sulm ndaj sigurisë së trafikut detar nga i cili varet ekonomia jonë. Këto sulme janë pjesë e një lufte hibride, e cila përdor çdo mundësi, jo vetëm ushtarake, për të dëmtuar disa vende dhe për të përfituar të tjerët”.

Nave Duilio operon në Detin e Kuq për të garantuar mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar dhe për të mbrojtur interesat kombëtare.

Në fillim të kësaj jave, Gjermania rrëzoi gjithashtu dy dronë të grupit Houthi në Detin e Kuq nga fregata e saj detare Hessen, e dislokuar në zonë si pjesë e misionit detar të BE-së Aspides për të mbrojtur anijet. Grupi Houthi i Jemenit ka shënjestruar anije mallrash në Detin e Kuq në pronësi ose operim të kompanive izraelite ose që transportojnë mallra drejt dhe nga Izraeli në solidaritet me Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulmet izraelite që nga 7 tetori. Deti i Kuq është një nga rrugët detare më të përdorura në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat