Ministria e Energjisë dhe Minierave të Malit të Zi refuzoi ftesën e presidentit të RS-së, Milorad Dodik, për pjesëmarrjen e këtij vendi në ndërtimin e një hidrocentrali.
“Për Ministrinë e Energjisë dhe Minierave të Malit të Zi, çështja e ndërtimit të hidrocentralit ‘Buk Bijela’ është përfunduar në vitin 2004 me Deklaratën Parlamentare për Mbrojtjen e Lumit Tara, por edhe me raportin e UNESCO-s të vitit 2005, çka i dha fund idesë për ndërtimin e hidrocentraleve në këtë zonë që mund të ndikojë në ‘lotin e Evropës’”, thuhet në këtë dikaster për “Vijesti” të Podgoricës.
Kjo është përgjigja në pyetjen nëse Mali i Zi do të mund të merrte pjesë në këtë projekt, nëse sipas jush, lartësia e digës do të ishte më e ulët, në mënyrë që rezervuari të mos hynte në territorin e Malit të Zi dhe të mos kishte ndikim në zona e mbrojtur e lumit Tara.
“Në dokumentet strategjike të Malit të Zi, ajo pjesë nuk trajtohet as në aspektin energjetik, as në planet e biznesit të EPCG. Ministria e Energjisë dhe Minierave nuk do të merret me situata hipotetike, por me tregues dhe dokumente përkatëse dhe legjislacionin e vlefshëm të Malit të Zi që ndalon ndërtimet në atë zonë. Sa i përket vlerësimit të ndikimit në mjedis, ekziston një ministri kompetente, departamenti i së cilës është ekologjia”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.
Javën e kaluar, në një takim me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, Dodik i bëri thirrje Malit të Zi që të përfshihet në projektin e ndërtimit të hidrocentralit Buk Bijela në Drina afër Foçës dhe të ndalojë bllokimin e tij.
Në një deklaratë nga kabineti i Dodikut, thuhet se “nëse ka përpjekje për kthimin e Malit të Zi në atë projekt, presidenti Milorad Dodik ka shprehur gatishmërinë e tij për ta pranuar atë”.
“I ofrojmë Malit të Zi që t’i bashkohet këtij megaprojekti. Nëse nuk bëjnë, atëherë nuk duhet të na bllokojnë”, tha Dodik.