“Të vrasim Dragoin!”/ Ambasada e Ukrainës në Vatikan i përgjigjet Papës: A ka folur ndonjëherë dikush për negociata me Hitlerin?

Evropë

“Të vrasim Dragoin!”/ Ambasada e Ukrainës në Vatikan i përgjigjet Papës: A ka folur ndonjëherë dikush për negociata me Hitlerin?

Më: 10 mars 2024 Në ora: 12:39
Papa Franqesku

Ambasada e Ukrainës në Vatikan i është përgjigjur deklaratave të Papa Françeskut , i cili në një intervistë theksoi urgjencën e një negociate dhe rekomandoi që vendi “të ngrejë një flamur të bardhë”.

Ambasada e Ukrainës, në përgjigje të kësaj, deklaroi ndër të tjera se që të arrihet paqja, është njësoj si të bëhej negociatë me Hitlerin.

“Është shumë e rëndësishme të silleni me konsistencë. Kur i referohemi Luftës së Tretë Botërore, që po jetojmë tani, duhet të na jepet një mësim: në atë kohë, a kishte dikush që fliste për negociata paqeje me Adolf Hitlerin dhe një flamur të bardhë për ta kënaqur atë?

Mësimi është vetëm një: nëse duam që lufta të përfundojë, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të vrarë Dragoin!”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat