LIVE: “Jemi gati”, Putin bën paralajmërimin e bujshëm ndaj Perëndimit - dalin shifrat që i tmerrojnë rusët

Evropë

LIVE: “Jemi gati”, Putin bën paralajmërimin e bujshëm ndaj Perëndimit - dalin shifrat që i tmerrojnë rusët

Nga: Bota sot Më: 13 mars 2024 Në ora: 06:21 Përditësuar në ora: 13:12 më 13.03.2024
Pamje nga lufta në Ukrainë

Udhëheqësi i marinsave amerikanë në Norvegji paralajmëron Putinin: Jemi gati!

Për më shumë se një javë, rreth 400 marinsa amerikanë janë duke trajnuar për të mbrojtur Norvegjinë në Alta. Herën tjetër ky trajnim mund të ndodhë në Finlandë, shumë afër fqinjit rus në lindje.

-Më pëlqen ideja për t'u stërvitur më afër të gjithë aleatëve tanë, dhe për të pasur mundësinë të punoj më ngushtë me ta. Unë nuk e konsideroj domosdoshmërisht të jemi më afër Rusisë me këtë pjesën tonë operative, thotë gjenerali Christopher J. Mahoney për VG.

I dyti në komandën e marinsave amerikanë, vizitoj grupin e marinsave amerikanë që janë duke qëndruar në Alta (Finnmark), në stërvitjen më të madhe të mbrojtjes së NATO-s Nordic Response.

Zona e stërvitjes shtrihet gjatë gjithë rrugës nga Bardufoss në Troms në Lakselv në Finnmark,  si hap tjetër pas stërvitjes më të madhe të NATO-s  "Steadfast Defender".

Që nga shkurti, forca të mëdha, përtej Atlantikut nga SHBA dhe Kanada janë vendosur për të praktikuar mbrojtjen e vendeve të NATO-s kundër një pushtimi të imagjinuar nga lindja, domethënë Rusia.

Sipas informacioneve të VG, Forcat e Armatosura të Norvegjisë donin të ushtroheshin edhe më në lindje të rrethit Finnmark, por kjo nuk u lejua nga qeveria, por herën tjetër aleatët e NATO-s do të stërviten së bashku në ato pjesë edhe me Finlandën, kjo mund të bëhet realitet…)

Finlanda është një anëtare e re e NATO-s, ata kanë pjesë të mëdha të territorit në lindje me gjatësi 24 gradë. Përpos kufirit nga Norvegjia, ne do mund të shtrijmë aktivitetin e NATO-s edhe më thellë në pjesën e veriut për të shmangur provokimin e "ariut" rus.

- Ajo që po shqyrtojmë tani është integrimi me partnerët tanë,(Suedinë dhe Finlandën) të cilët i mirëpresim. Kjo është ajo që ne jemi këtu për të bërë, thotë gjenerali Christopher J. Mahoney për VG.

Fokusi kryesor për stërvitjen Nordic Response, dhe për marincat amerikanë që janë këtu, është një operacioni i madh logjistik që nevojitet për të lëvizur këto forca kaq të mëdha nga SHBA në Europë.

- Ne gjithmonë mësojmë shumë nga marincat amerikanë, sidomos në këtë stërvitje jemi trajnuar për logjistikën e lëvizjes së trupave të mëdha. Tjetra është integrimi, thotë shefi i mbrojtjes Eirik Kristoffersen për shtypin e pranishëm gjatë vizitës së marincave  amerikanë në Alta.

Gjenerali Mahoney u pyet gjithashtu se çfarë u thotë zërave amerikanë që besojnë se NATO nuk është më relevante për Europën,dhe se SHBA duhet të tërhiqet?

- Atyre u them të shkojnë në Helsinki, ose në Suedi dhe t'i pyesin ata, se sa e rëndësishme është aleanca jonë e mbrojtjes kolektive. Anëtarsimi i ri i këtyre dy forcave shumë të afta është i rëndësishëm dhe ka një kuptim të nevojës dhe besimit për një mbrojtje të përbashkët. 

Ai thotë se marincat amerikanë kanë një rol të rëndësishëm në këto srërvitje, por kur e pyetën për kërcënimin themelor nga Rusia, ai tha;

- Ne jemi gati, stërvitemi për të qenë gati, dhe sigurohemi që të jemi të integruar në mënyrë që i gjithë ekipi të jetë gati.

Kurse Shefi i Mbrojtjes Norvegjeze, Eirik Kristoffersen shton edhe këtë;

- Nëse Rusia do të sfidonte NATO-n, do të ishte një gabim i madh, sepse një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve.

- Putin e di se kjo është një aleancë mbrojtëse, pra situata aktuale e sigurisë është edhe më e rëndësishme kur kemi aleatë të mirë.

Ai gjithashtu shton se Rusia ka më pak se 1/5 e trupave të saj të mbetura në zonat ku mund të monitorojnë se çfarë po ndodh në vendet e NATO-s.

Kjo do të thotë se Rusia e shfrytëzon shansin për t'i zbrazur këto zona nga ushtarët, ata e dinë se NATO nuk ka ndërmend t'i sulmojë Rusinë

- Unë besoj se presidenti Putin ka treguar qartë, pasi që ai kupton se ne jemi një aleancë mbrojtëse,kjo është arsyeja pse ai zhvendosur trupa kaq të mëdha në të gjithë rajonin për të luftuar në Ukrainë.

Ushtria ruse ka humbur 980 trupa në 24 orët e fundit

Rreth 426 mijë e 870 pushtues rusë u vranë dhe u plagosën në aksione në Ukrainë midis 24 shkurtit të vitit 2022 dhe 13 marsit të vitit 2024, duke përfshirë 980 trupa në 24 orët e fundit.

Këtë e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës përmes një postimi në Facebook, transmeton Ukrinform.

Që nga fillimi i luftës, forcat mbrojtëse të Ukrainës shkatërruan 6 mijë e 752 tanke armike (përfshirë pesë tanke në 24 orët e fundit), 12 mijë e 921 (+20) automjete të blinduara luftarake, 10 mijë e 554 (+32) sisteme artilerie, 1 mijë e 17 (+1) raketahedhës të shumëfishtë, 715 (+2) sisteme luftarake kundërajrore, 347 avionë luftarakë, 325 helikopterë, 8205 (+22) sisteme taktike ajrore pa pilot, 1 mijë e 919 (+1) raketa lundrimi, 26 anije luftarake/prerëse, 1 nëndetëse, 13 mijë e 932 kamionë dhe karburant (+62) cisterna dhe 1 mijë e 699 (+8) copë pajisje speciale.

Të dhënat e fundit për humbjet e armikut janë duke u verifikuar.

Ukrainasit pas sulmeve ruse të depove të naftës - me pasoja ‘të rëndësishme’

Shërbimi ukrainas i sigurisë ishte pas një vale tjetër sulmesh me dron në rafineritë ruse të naftës gjatë natës, ka thënë një burim ukrainas për Reuters.

Sulmet në Ryazan, Kstovë dhe Kirishi ishin pjesë e një shtytjeje më të gjerë për të penguar potencialin ekonomik të Rusisë, thanë ata.

“Duke gjykuar nga videot në internet, pasojat ishin mjaft domethënëse”, shtoi burimi.

Tutje thuhet se forcat e mbrojtjes ukrainase kishin lëshuar drone në një bazë ajrore ruse në Buturlinovka dhe  në një aeroport ushtarak në rajonin e Voronezh.

Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Putin thotë se trupat ruse do të vendosen në kufirin finlandez

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se do të dërgojë trupa në kufi me Finlandën, pasi kjo e fundit u anëtarësua në NATO.

“Ky është një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave të tyre kombëtare”, u shpreh Putin në një intervistë të dhënë, shkruan Skynews.

“Ne nuk kishim trupa atje [në kufirin finlandez], tani ata do të jenë atje. Nuk kishte sisteme shkatërrimi atje, tani ato do të shfaqen.”

Putin e përmendi edhe një herë perspektivën e një lufte bërthamore me Perëndimin.

“Nga pikëpamja ushtarako-teknike, sigurisht që jemi gati”, tha ai.

“Armët ekzistojnë për t’i përdorur ato. Ne kemi parimet tona”, tha Putin.

Megjithatë, ai më vonë u shpreh se përdorimi i armëve të tilla nuk ishte dëshira e Kremlinit.

Aleati i Navalnyt, zotohet të vazhdojë luftën kundër Putinit pas sulmit me çekiç në Vilnius

Aleati i vjetër i liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny, Leonid Volkov, është zotuar të vazhdojë luftën kundër presidentit rus Vladimir Putin pasi u sulmua me një çekiç jashtë shtëpisë së tij në Lituani.

“Ne do të punojmë dhe nuk do të dorëzohemi”, deklaroi ai në një videoklip të postuar në Telegram herët të mërkurën, duke pretenduar se sulmi që e la atë me një krah të thyer ishte një “përshëndetje karakteristike banditëse” nga pasardhësit e Putinit.

Sipas the guardian, Volkov, 43 vjeç, u shtrua në spital për pak kohë pas sulmit të martën vonë, gjë që shkaktoi zemërim nga qeveria lituaneze.

Imazhi i Vladimir Putin është valëvitur në një flamur jashtë Kremlinit në Moskë përpara zgjedhjeve presidenciale të kësaj jave.

“Unë e konsideroja atë një person të denjë”: si kukullat e Putinit ndihmojnë për të mashtruar votuesit e Rusisë.

Putin: Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore, nëse kërcënohet shtetësia, sovraniteti apo pavarësia e saj.

Ai, megjithatë, tha se shpreson e Shtetet e Bashkuara do të përmbahen nga veprimet të cilat mund të shkaktojnë konflikt bërthamor.

Kjo deklaratë e Putinit është një tjetër paralajmërim i drejtpërdrejtë ndaj Perëndimit, para zgjedhjeve presidenciale, në të cilat ai e ka pothuajse të sigurt fitimin e mandatit të gjashtë si president.

Duke folur në një intervistë për televizionin shtetëror, e cila u publikua të mërkurën në mëngjes, Putini e përshkroi presidentin amerikan, Joe Biden, si një politikan veteran i cili i kupton rreziqet e mundshme të përshkallëzimit, dhe tha se nuk mendon se bota po shkon drejt një lufte bërthamore.

Në të njëjtën kohë, ai tha se forcat bërthamore të Rusisë janë në gatishmëri të plotë dhe se “nga pikëpamja tekniko-ushtarake, ne jemi të gatshëm”.

Putini tha se Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore, në rast se kërcënohet “ekzistenca e shtetit rus, sovraniteti dhe pavarësia jonë”.

Lideri rus ka folur vazhdimisht për gatishmërinë për të përdorur armë bërthamore, prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Kërcënimi më i fundit i tillë erdhi gjatë një fjalimi të tij para kombit në shkurt, kur ai e paralajmëroi Perëndimin se thellimi i përfshirjes së tij në luftën në Ukrainë rrezikon nxitjen e një lufte bërthamore.

I pyetur në intervistë nëse e ka menduar ndonjëherë përdorimin e armëve bërthamore në fushëbetejë në Ukrainë, Putini theksoi se nuk ka pasur nevojë për një gjë të tillë.

Ai gjithashtu shprehu bindjen e Moska do t’i arrijë synimet në Ukrainë dhe e mbajti të hapur mundësinë për bisedime, duke nënvizuar se nevojiten garanci të forta nga Perëndimi për një marrëveshje të mundshme.

Putini tha se rritja e sulmeve ukrainase me dronë brenda Rusisë në ditët e fundit është pjesë e përpjekjeve për t’i penguar zgjedhjet presidenciale treditore në Rusi, të cilat nisin të premten dhe të cilat ai e ka pothuajse të sigurt fitoren.

Autoritetet ruse raportuan për një sulm tjetër të madh ukrainas me dronë të mërkurën në mëngjes.

Biden takon udhëheqësit e Polonisë, shenjë uniteti përballë agresionit rus

Presidenti Joe Biden takohet të martën me presidentin dhe kryeministrin e Polonisë për të shfaqur solidaritetin me Ukrainën në luftën kundër agresionit rus dhe për të diskutuar mbi rritjen e mundshme të fondeve për NATO-n përballë kërcënimit të vazhdueshëm nga Moska.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin polak Andrzej Duda dhe kryeministrin Donald Tusk, vjen ndërsa Presidenti Biden vazhdon përpjekjet për të zhbllokuar ndihmën për Ukrainën që po pengohet nga republikanët e vijës së ashpër në Kongres.

“Udhëheqësit do të rikonfirmojnë mbështetjen e palëkundur për mbrojtjen e Ukrainës përballë luftës brutale pushtuese të Rusisë”, tha Shtëpia e Bardhë, duke vënë në dukje se tre udhëheqësit do të diskutojmë mbi samitin vjetor të NATO-s, që mbahet më 9-11 korrik në Uashington.

Ministri i Jashtëm polak Radislaw Sikorski, duke folur para takimit, i bëri thirrje kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson të lejojë votimin për fondet e Ukrainës, por zbuti tonin që kishte përdorur më parë duke thënë se zoti Johnson do të ishte fajtor nëse projektligji dështon dhe trupat ruse përparojnë.

“Nëse ndihma amerikane nuk miratohet … Ukraina mund të jetë në vështirësi dhe kjo mund të nënkuptojë përfundimisht nevojën për më shumë trupa amerikane në Evropë,” u tha ai gazetarëve.

Senati miratoi projektligjin që përmban 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën muajin e kaluar në një votim dypartiak. Zoti Johnson, një aleat i ish-presidentit Donald Trump, i cili është kundër ndihmës së mëtejshme për Ukrainën, ka refuzuar ta vendosë atë në rend të ditës.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se tre udhëheqësit do të shënojnë gjithashtu 25-vjetorin e anëtarësimit të Polonisë në NATO dhe do të diskutojnë për “thellimin e marrëdhënieve të mbrojtjes, të cilat janë forcuar gjatë dy viteve të fundit që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë”.

Zoti Duda përgatiti terrenin për bisedimet, me një opinion të botuar në gazetën Washington Post, duke u bërë thirrje aleatëve të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes nga 2% në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke pasur parasysh që presidenti rus Vladimir Putin ka caktuar 30 % të buxhetit vjetor për ushtrinë për shkak të luftës.

“Kthimi në gjendjen e mëparshme është i pamundur. Ambiciet imperialiste të Rusisë dhe revizionizmi agresiv po e shtyjnë Moskën drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë me NATO-n, me Perëndimin dhe si rrjedhim me të gjithë botën e lirë,” shkruante ai.

Kundërshtari republikan i zotit Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump, i tha kryeministrit hungarez Viktor Orban se nuk do të jepte fonde për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë nëse ai fitonte në zgjedhje dhe se kjo do të përshpejtonte përfundimin e luftës, sipas një citimi të zotit Orban pas takimit me të.

“Ai nuk do të japë asnjë qindarkë në luftën Ukrainë-Rusi dhe për këtë arsye lufta do të ndalet”, tha zoti Orban për televizionin shtetëror të dielën vonë. “Po ashtu është e qartë se Ukraina e vetme nuk mund të rezistojë.”

Scholz: Ndihma e Gjermanisë për Ukrainën deri tani ka arritur në 28 miliardë euro

Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga Perëndimi, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Ai e bëri komentin në një konferencë për shtyp me presidentin e Filipineve Ferdinand Marcos.

Kancelari vuri në dukje se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë dhe, në të njëjtën kohë, shpreson për solidaritet në Bashkimin Evropian: “Ne duhet të ofrojmë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Ndihma e Gjermanisë për Ukrainën deri tani ka arritur në 28 miliardë euro.

Siç e dini. Gjermania ka ndarë një buxhet prej më shumë se 7 miliardë euro këtë vit, qëndrimi im është se duhet të vazhdojmë mbështetjen aq sa është e nevojshme dhe kjo vlen jo vetëm për Gjermaninë por për të gjithë Bashkimin Evropian.

Pentagoni njofton për 300 milionë dollarë armatime të reja për Ukrainën

UASHINGTON – Pentagoni do të dërgojë me shpejtësi armatime me vlerë prej 300 milionë dollarësh në Ukrainë, pasi shqyrtoi kontratat aktuale dhe identifikoi hapësira për të ulur kostot. Shtëpia e Bardhë tha të martën se sidoqoftë ushtrisë i duhen të paktën 10 miliardë dollarë buxhet shtesë për të riplotësuar të gjitha armatimet që ka tërhequr nga rezervat për t’ia dërguar Ukrainës.

Kjo është ndihma e parë për Ukrainën që njofton Pentagoni që nga muaji dhjetor, kur pati njoftuar se kishin mbaruar fondet. Madje gjatë ditëve të fundit, zyrtarët pranuan publikisht se jo vetëm që kishin përfunduar fondet, por se duheshin edhe 10 miliardë dollarë të tjera.

Njoftimi u bë ndërsa Ukrainës i ka rënë në mënyrë të rrezikshme niveli i municioneve dhe ndërsa përpjekjet për të siguruar armatim të ri kanë ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtive të ligjvënësve republikanë. Zyrtarët amerikanë patën këmbëngulur prej muajsh se Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin në gjendje të rifillonin me dërgesat e armatimeve derisa Kongresi të miratonte fondet shtesë, të cilat janë pjesë e projektbuxhetit të ngecur.

Fondet shtesë do t’i kishin mundësuar Pentagonit që të tërhiqte nga rezervat aktuale bazuar në urdhëra ekzekutivë të presidentit, për t’i dërguar ato në Ukrainë dhe për të shpallur kontrata të reja për blerje armatimi që do të zëvendësonte këto rezerva të nevojshme për gjendjen e gatishmërisë së ushtrisë amerikane.

“Kur forcat ruse përparojnë dhe godasin me artileri, Ukraina nuk ka municion të mjaftueshëm për t’iu kundërpërgjigjur zjarrit”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan, ndërsa njoftoi ndihmën prej 300 milionë dollarësh.

Pentagoni gjithashtu ka vepruar në kuadrin e një iniciative tjetër për Ndihmën për Sigurinë e Ukrainës (USAI), që ka mundësuar financimin e kontratave më afatgjata me industrinë e mbrojtjes për të prodhuar armë të reja për Ukrainën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat