Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se do të dërgojë trupa në kufi me Finlandën, pasi kjo e fundit u anëtarësua në NATO.
“Ky është një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave të tyre kombëtare”, u shpreh Putin në një intervistë të dhënë, shkruan Skynews.
“Ne nuk kishim trupa atje [në kufirin finlandez], tani ata do të jenë atje. Nuk kishte sisteme shkatërrimi atje, tani ato do të shfaqen.”
Putin e përmendi edhe një herë perspektivën e një lufte bërthamore me Perëndimin.
“Nga pikëpamja ushtarako-teknike, sigurisht që jemi gati”, tha ai.
“Armët ekzistojnë për t’i përdorur ato. Ne kemi parimet tona”, tha Putin.
Megjithatë, ai më vonë u shpreh se përdorimi i armëve të tilla nuk ishte dëshira e Kremlinit.