Lituania akuzon Putinin për sulm me çekiç ndaj ish-ndihmësit të Navalny-t

Evropë

Lituania akuzon Putinin për sulm me çekiç ndaj ish-ndihmësit të Navalny-t

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:35
Leonid Volkov

Sulmi ndaj ish-shefit të shtabit të Alexei Navalny, Leonid Volkov, në kryeqytetin lituanez Vilnius, ishte orkestruar dhe me gjasë u krye nga Rusia.

Kjo është përmbajtja e një deklarate të shërbimit inteligjent të Lituanisë, raportojnë disa media, transmeton RTKlive.

“Unë i them vetëm një gjë Putinit: askush nuk ka frikë prej jush këtu”, tha presidenti lituanez Gitanas Nauseda të mërkurën.

Volkov u sulmua jashtë rezidencës së tij në Vilnius, të martën. Një autor i panjohur e spërkati atë në sy me llak piper dhe e sulmoi vazhdimisht me çekiç, sipas zëdhënëses së Alexei Navalny, Kira Jarmysh në ‘X’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat