Rusia ka ndaluar hyrjen në vend 227 shtetasve amerikanë, përfshirë zëdhënësin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller.
Kështu tha të enjten Ministria e Jashtme ruse.
Sipas Reuters, ndalimi, i shpallur në faqen e tij të internetit, përfshinte gjithashtu zëvendësministrat e tregtisë, mbrojtjes dhe energjisë, si dhe ish-ambasadorin e ShBA-së në Rusi, John Sullivan.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Moska ka vendosur kryesisht ndalime simbolike të hyrjes për mijëra politikanë perëndimorë, gazetarë dhe të tjerë që i akuzon për veprime dhe deklarata “rusofobike”.