Farsa e zgjedhjeve “të lira” ruse!

Evropë

Farsa e zgjedhjeve “të lira” ruse!

Nga: H.R Më: 14 mars 2024 Në ora: 12:57
Vladimir Putin

Gjëja më e rrezikshme që Putini mund të bëjë për sigurinë e tij është të heqë dorë vullnetarisht nga pushteti. Nuk është vetëm Perëndimi që është ngopur me Putinin. Disa në elitën ruse janë të bllokuar të kenë ambiciet e tyre, sepse Putini i pengon. Disa do të mendojnë se së shpejti do t'u vijë radha, por jo, Putini nuk ka ambicie të tjera veçse të vdesë në “roje” për Rusinë, do të thoshte ai, por jo, kjo është  për Putinin. Prandaj, të flasësh për zgjedhjet e ardhshme ruse është shumë mashtruese, nuk janë zgjedhje. Rusët nuk kanë zgjidhje, sepse Rusia është shumë e vonuar për një kushtetutë tjetër shtetërore, përderisa opozita politike ruse ndahet në tre kategori: të vdekur, të burgosur ose në internim.

Ky hendek midis teorisë dhe praktikës në sferën sovjetike u zbulua atëherë kur ra Muri i Berlinit, aty drita u ndez në sallë, dhe loja mbaroj, tani historia po përsëritet si një farsë.

Amendamenti i kushtetutës që hapi derën për të pasur liderë të përjetshëm në Rusi është bërë plotësisht i ligjshëm. Me vendim në Duma dhe burgosja e Alexei Navalny ishte bazuar në ligjin rus. Trajtimi në robëri që e vrau ishte i garantuar të mbulohej në një rregullore ose në një qarkore me një vulë zyrtare ruse mbi të. Zgjedhjet edhe këtë fundjavë zhvillohen në përputhje me të njëjtin ligj! George Orwell e përshkroi të njëjtën gjë në librat e tij. Paralelet me vitet 1930 janë të shumta. Është e vështirë të harrohet mungesa totale e rezistencës së gjyqësorit gjerman ndaj regjimit nazist. Bindja absolute e burokracisë, shpejtësia e nazifikimit të shtetit, forca e të ashtuquajturave institucione dhe kushtetuta nuk është më e madhe se sa lejohet të kenë njerëzit në pushtet.

Ne e dimë se paligjshmëria po inskenohet kur rusët tani shkojnë në zgjedhje. Por pse Putini nuk e anashkalon lojën dhe nuk shkon me Hitlerin e plotë? Janë vetëm barbarët që jetojnë në një botë pa ligje, rregulla dhe sistem….) Për Putinin, zgjedhjet e 2024-ës janë një shfaqje, një nderim dhe një konfirmim i tij si at i Rusisë, një manipulimi në nivel kombëtar….)

Dy javë më parë, Putin mbajti fjalimin e tij për Gjendjen e Bashkimit në Moskë. Mënyra se si ai doli në skenë, me madhështi dhe shkëlqim, me fjalë të mëdha për armët dhe fuqinë bërthamore, premtime edhe më të mëdha ekonomike për klasën e mesme, ishte e denjë për një Mbret si uverturë e diktaturës!/Lars West Johnsen

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat