Pas Brexit, Britania e Madhe nis bisedimet tregtare me Turqinë

Evropë

Pas Brexit, Britania e Madhe nis bisedimet tregtare me Turqinë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:58
Foto nga takimi

Britania e Madhe dhe Turqia kanë nisur bisedimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë pas Brexit, që synon sektorin e shërbimeve të ekonomisë.

Qeveria e Britanisë së Madhe tha se kishte “mundësi të mëdha” për bizneset britanike për të eksportuar në Turqi, si një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në grupin e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, me tregtinë midis dy vendeve me vlerë 26 miliardë £ 2022.

Ministrat synuan të fillonin bisedimet tregtare me Turqinë në korrik të vitit të kaluar, përpara se të fillonin muaj konsultimesh me bizneset dhe grupet tregtare mbi përparësitë e Britanisë së Madeh për një marrëveshje.

Qeveria tha se bizneset në Mbretërinë e Bashkuar, kishin ndihmuar në formësimin e objektivave të negociatave përmes një thirrjeje publike për të dhëna, përpara raundit të parë të diskutimeve të detajuara të planifikuar për verën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat