Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit, po shfryhet ndaj protestuesëve nëpër qendrat e votimit në këtë fundjavë, raporton Reuters.
“Tradhtarët” është nofka e ish-presidentit për protestuesit në fjalë!Medvedev, gjatë luftës së Ukrainës është shquar si një nga politikanët më të ashpër nga Kremlini.
Paraprakisht, autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit që të mos demonstrojnë gjatë zgjedhjeve, të cilat vijnë vetëm disa javë pasi politikani më i shquar i opozitës në vend, Alexei Navalny, u mbytë në robëri!
Pavarësisht paralajmërimeve, disa kanë zgjedhur të përdorin mundësinë për të shënuar distancën e tyre nga zgjedhjet - ndër të tjera duke derdhur ngjyrë në kutitë e votimit, sipas CNN.