​75 vjet nga publikimi i planit për NATO-n

Evropë

​75 vjet nga publikimi i planit për NATO-n

Më: 18 mars 2024 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Më 18 mars 1949, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë bënë të njohur planet e tyre për një aleancë, që e quajtën Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior - NATO.

Aleatët thanë se qëllimi i tyre ishte ruajtja e paqes dhe e sigurimit. Ata ranë dakord që një sulm i armatosur kundër cilitdo prej anëtarëve të Aleancës do të konsiderohej si sulm kundër të gjithë atyre.

Kundërshtarët e kësaj ideje thanë se traktati do ta kthente Evropën në një kamp të armatosur, që mund të ndizte konfliktin e armatosur me Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e tij evropiano-lindorë.

Një nga kryearkitektët e Aleancës së Atlantikut, sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson, iu përgjigj këtyre ankesave duke deklaruar se vetëm me anë të forcës ushtarake, aleatët perëndimorë mund të ruanin paqen

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat