Gelam Hajrizi gazetar në Francë tha në një intervistë për Euronews Albania se përplasjet mes Francës dhe Rusisë janë bërë më të mëdha.
Ai tha se një pikënisje e konfliktit ka qenë edhe deklarata e presidentit Macron i cili ka folur për dërgimin e trupave francezë në mbrojtje të Ukrainës.
“Kemi me të vërtetë përplasje diplomatike shumë të mëdha mes Francës dhe Rusisë, mbrëmë ishte një darkë e diasporës nga Armenia ku ishte prezent kryeministri francez i cili kishte kritikuar ndërhyrjen ruse në konfliktin armenian. Në atë moment ambasadori rus doli nga darka.
Marrëdhëniet nuk janë të mira mes Francës dhe Rusisë, natyrisht deklarata e presidentit Macron më 26 shkurt se mund të ketë eventualisht ndërhyrje të trupave të NATO-s në Ukrainë kanë ngjallur reagime shumë të larta dhe vet ish-presidenti rus e kishte quajtur presidentin Macron si një njeri frikacak".