Rusia të premten e vendosi lëvizjen ndërkombëtare LGBT në listën ndërkombëtare të ekstremistëve dhe terroristëve.
Shërbimi rus i Monitorimit Financiar (Rosfinmonitoring) tha se në aktivitetet e lëvizjes janë zbuluar shenja dhe manifestime të ndryshme të orientimit ekstremist, duke përfshirë nxitjen e mosmarrëveshjeve sociale dhe fetare.
Një seancë për shqyrtimin e çështjes është caktuar për më 30 nëntor.
Në nëntor të vitit 2023, Gjykata e Lartë Ruse, me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, njohu lëvizjen ndërkombëtare LGBT si një organizatë ekstremiste dhe ndaloi aktivitetet e saj në territorin e vendit.