BE-ja shpreh tronditjen dhe neverinë për sulmin terrorist në vendin e koncerteve në Crocus të Moskës.
Përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE-së, Peter Stano, përmes një postimi në rrjetin social “X”, thotë:
“BE-ja është e tronditur dhe e tmerruar nga raportet për një sulm terrorist në vendin e koncerteve të Crocus City Hall në Moskë. BE dënon të gjitha sulmet kundër civilëve. Mendimet tona janë me të gjithë ata qytetarë rusë që janë prekur”, ka shkruar Peter Stano.
Russia: 🇪🇺 is shocked and appalled by the reports of a terrorist attack in the Crocus City Hall in Moscow.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 22, 2024
The EU condemns any attacks against civilians.
Our thoughts are with all those Russian citizens affected.
Kujtojmë që të paktën 40 persona u vranë dhe 100 u plagosën, nga të shtënat në sallën e koncerteve.