Evropa e John Maynard Keynes e vitit 1920, mund të jetë Europa që kemi sot: "Banorët e Londrës shijonin çajin e mëngjesit në shtrat dhe mund të porosisnin me telefon produkte të ndryshme nga e gjithë bota.
Ata mund të përzgjedhnin sasitë dhe cilësinë që dëshironin me çmime të arsyeshme, kurse dërgesa ishte e garanduar te pragu i derës”.
Ajo botë e paqes dhe globalizimit ra në fushat e betejës europiane dhe filloj të ngritet vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945.
A jemi në fund të periudhës sonë të më lavdishme?
Rusia dëshiron luftë në zemër të Evropës! Pas shumë vitesh liberalizimi, Kina nën drejtimin e Xi Jinping ka marrë një kthesë autoritare drejtë një lufte në Tajvan, si një mundësi reale që rrezikon të tërheqë edhe Shtetet e Bashkuara në një konflikt ushtarak me Kinën.
Shumë analistë besojnë se këto zhvillime shënojnë fundin e një periudhe, ndoshta naive-besimi te "paqja kapitaliste".
Ideja ishte se "fuqia e parasë" do të sigurojë kombet "të ndalojnë luftën kur ajo kërcënon të shpërthejë", siç e formuloi Immanuel Kant.
Tregu është duke kërkuar përfitimin, dhe duke siguruar që edhe pala tjetër të fitojë. Marrëveshjet e shëndosha tregëtare janë ungjilli i tregut, edhe pse pasanikët janë më shpesh miqësorë me demokracinë dhe vlerat liberale. Megjithatë, në kundërshtim me teorinë e paqes kapitaliste, Rusia dhe Kina tregohen të gatshme të sakrifikojnë këtë prosperitet ekonomik për madhështinë e tyre perandorake. Kur bota përballet me kundërshtarë të tillë, nuk mund të besohet më në këtë bashkëpunim si një strategji e duhur e globalizmit. Kjo tregëti na bën të pambrojtur dhe bëhemi të varur nga njëri-tjetri, varësi kjo e cila u përdor kundër nesh, siç bëri Putini, kur mbylli rubinetat e gazit dhe kështu i shkaktoj Europës një krizë gazi.
Vendet perëndimore ngadalë por me siguri po zgjohen nga ky realitet dhe përpiqen të bëjnë veten të pavarur nga kundërshtarët e tyre në Pekin dhe Moskë duke sjellë në shtëpi detyra të rëndësishme strategjike dhe duke lëvizur rrugët e importit nëpër vendet me të cilat janë në aleanca dhe miqësi. Tani që lufta është një realitet, prandaj nuk mund të varemi nga kundërshtarët tanë!