Forcat pushtuese ruse vazhdimisht përdorin ekskavatorë, që të hapin istikame dhe hapësira për fshehjen e municionit në fushëbetejë.
Një veprim i tillë është filmuar me dron nga ajri në rajonin e Kharkivit, ku një ekskavator rus u shkatërrua nga rojet kufitare ukrainase.
Derisa po gërmonte dhe kishte për mision që të hapë sa më shumë istikame brenda të cilave futen ushtarët rusë, ukrainasit e lokalizuan mjetin e rëndë motorik.
Pasi u siguruan që ishte i forcave pushtuese, njësitë e artilerisë morën dritën e gjelbër për ta sulmuar.
Pas vetëm dy predhave të shkrepura në drejtim të ekskavatorit, njëra prej tyre e goditi direkt duke e paaftësuar për punë të mëtutjeshme.