Tendenca e Rusisë për destabilizimin e Bosnjë Hercegovinës po vazhdon nëpërmjet presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik. Kështu ka deklaruar për lajmet e fundit në RTK, njohësi i zhvillimeve rajonale, Hamza Visça.
“Bashkimi Evropian po tenton të bëjë diçka sa më shpejtë që është e mundur, sepse kanë vërejtur një ndikim shumë të rrezikshëm të Rusisë në territorin e Ballkanit Perëndimor, ku do të krijonte një situatë e cila nuk është e mirë për sigurinë në Ballkan dhe Evropë”, deklaroi Visça.
Rusia, sipas tij, për vite punon në destabilizimin e Ballkanit perëndimor.
Sipas tij, Rusia dëshiron të pamundësojë jo vetëm Bosnjë Hercegovinën, por edhe vendet tjera të rajonit, të cilat nuk janë ende në NATO, dhe në Bashkimin Evropian, e që dëshiron t'i bëjë të pa afta që të anëtarësohen në BE.
Visça shtoi se lëvizjet dhe masat që i ka ndërmarrë muajt e fundit Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë janë të gatshëm që Bosnja e Hercegovina të mbijetojë të gjitha sfidat.