Disa anëtarë të Parlamentit të BE-së akuzohen për pranim ryshfeti nga Rusia.
Janë shërbimet e inteligjencës çeke dhe belge ato që zbuluan. Sipas informacioneve çeke, paratë u janë paguar parlamentarëve nga Gjermania, Franca, Polonia, Belgjika, Holanda dhe Hungaria.
‘Der Spiegel’ njofton se një parlamentar gjerman nga AFD e ekstremit të djathtë është financuar nga Rusia.
Disa grupe partiake po kërkojnë tani një hetim.
“Ka informacione se Putin financon partitë e djathta populiste dhe politikanë në Evropë. Ai synon të veprojë kundër zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së, thotë për mediet suedeze, politikania S Heléne Fritzon.
Ajo është pjesë e grupit socialdemokrat, që kërkon që anëtarët e caktuar të pezullohen deri në përfundim të një hetimi.