Papa Françesku nuk mori pjesë në procesionin e së Premtes së Mirë ‘Udha e Kryqit’ te Koloseu në Romë.
Zyra e shtypit në Vatikan ka njoftuar se Papa Françesku ka munguar për të “ruajtur shëndetin e tij” përpara Pashkëve.
“Për të ruajtur shëndetin e tij në funksion të vigjiljes nesër dhe meshës të dielën e Pashkëve, Papa Françesku do të ndjekë Via Crucis në Koloseum këtë mbrëmje nga Casa Santa Marta”, thuhet në një deklaratë nga zyra e shtypit e Vatikanit.
Papa Françesku anuloi pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e Via Crucis në Romë në minutën e fundit , tha Vatikani, pas frikës nga ndonjë përkeqësim i shëndetit