Një helikopter që transportonte një udhërrëfyes dhe vizitorë në një pikë zbritjeje në majë mali për skiatorët u rrëzua të martën në Alpet zvicerane, duke lënë të vdekur tre persona dhe plagosur po aq të tjerë.
Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për të përcaktuar se pse helikopteri i shërbimeve të lehta rrëshqiti nga zona e uljes pranë majës Petit Combin 3,668 metra në jugperëndim të Zvicrës, njoftoi policia rajonale e Valaisit.
Shtatë helikopterë të shpëtimit u vendosën në zonë, duke ndihmuar në nxjerrjen e dy personave në bord dhe duke i transportuar ata në një spital aty pranë.
Një person u shpëtua, por tre të tjerë u gjetën të vdekur, shkruan në deklaratën e policisë.
Policia nuk specifikoi menjëherë se cilët ishin viktimat dhe të mbijetuarit, raporton ap.
Prokurorët federalë do të marrin përgjegjësinë për hetimin së bashku me policinë rajonale dhe kombëtare.