Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, foli shkurtimisht për situatën në Gaza, ndërsa ishte jashtë samitit të NATO-s në Bruksel.
Cameron tha se foli me ministrin e Jashtëm të Izraelit dje pasi u publikuan lajmet për sulmin izraelit që vrau shtatë persona që punonin për grupin e ndihmës, World Central Kitchen.
Ai tha se “mirëpriti” premtimet izraelite për një “hetim të plotë, urgjent dhe transparent se si u lejua të ndodhte kjo ngjarje e tmerrshme”.
“Ne duam të shohim që kjo të ndodhë shumë, shumë shpejt,” shtoi ai.
Ai përshëndeti gjithashtu premtimin e ministrit të Jashtëm izraelit për lejimin e më shumë ndihmave në Gaza, e cila ka qenë në prag të urisë për shumë javë, shkruan Skynews.